​Kosova mbyll me sukses Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Kosova mbyll me sukses Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor
ciklizmiiiii
08/06/2026 - 14:33
Linku u kopjua

Kosova mbyll me sukses Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor

Ka përfunduar me sukses BCU Road Balkan Championships, ngjarja më e madhe e çiklizmit ballkanik që këtë vit u organizua për herë të parë në Kosovë.

Pas disa ditësh garash, emocionesh dhe momenteve të veçanta sportive, organizatorët e vlerësuan kampionatin si një sukses të rëndësishëm për çiklizmin kosovar, duke theksuar se organizimi i kësaj ngjarjeje ishte një sfidë e madhe, por njëkohësisht edhe një mundësi për të prezantuar para rajonit potencialin dhe zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.

Federata falënderoi të gjitha shtetet pjesëmarrëse, përkatësisht Shqipërinë, Bullgarinë, Qipron, Greqinë, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Turqinë dhe Kosovën, për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e kampionatit.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e ekipeve dhe sportistëve nga vendet e rajonit, si dhe performancat e tyre, e shndërruan kampionatin në një festë të vërtetë të çiklizmit ballkanik, duke promovuar frymën sportive dhe garën e ndershme.

Mirënjohje u shpreh edhe për çiklistët, trajnerët, zyrtarët, gjyqtarët, vullnetarët, sponsorët, partnerët dhe institucionet që kontribuuan në organizimin e aktivitetit, me vlerësimin se ky sukses dëshmon se përmes bashkëpunimit mund të realizohen ngjarje sportive të nivelit të lartë ndërkombëtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026