​Konjufca: Diaspora, themeli i gjithë asaj çfarë kemi arritur si popull
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi sot (e shtunë) se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa kërkoi nga të dy Republikat shqiptare që të krijojnë mekanizmat për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të kulturës dhe gjuhës shqiptare si dhe ta bëjnë diasporën komponent vendimtar të zhvillimit ekonomik.

Duke folur në sallën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës para një numri të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në vende të tjera në kuadër të konferencës “Diaspora flet”, Konjufca bëri thirrje shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës që të bëjnë më shumë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve në diasporë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/kurti-po-forcojme-lidhjen-me-diasporen-ligji-per-zgjedhjet-i-jep-fund-padrejtesise/

Një ditë më parë, në kuadër të së njëjtës konferencë, "Diaspora flet", kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mërgatën shqiptare e ka konsideruar si një pasuri të çmuar për Kosovën, derisa shtoi se me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme po i jepet fund padrejtësisë ndaj diasporës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të zbatojë politika që e ndërlidhin diasporën me vendin.

Kryeministri Kurti tha se për herë të parë janë duke dizajnuar një fond për diasporë, i cili sipas tij, paraqet mundësi të mirë partneriteti me të gjitha shoqatat, asociacionet e institutet.

Shefi i qeverisë u shpreh se po punojnë në adresimin e sfidave për të ruajtur gjuhën shqipe jashtë vendit.

Ndërsa zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi u shpreh se fokusi kryesor i tyre është dëgjimi i zërit të diasporës.

Derisa ka përmendur shumë aspekte legjislative që kanë ndërmarrë, ajo theksoi se në planin e zhvillimit kombëtar diaspora shihet si shtyllë për qeverisje të mirë.

Konferenca “Diaspora flet” është organizuar nga “Germin” për tri ditë me radhë më 18, 19 dhe 20 maj, tema e përgjithshme e saj ishte “Si mund të bashkë-krijojmë”.

https://kosovapress.com/admin/bqk-rritja-ekonomike-deri-4-per-qind-nga-diaspora-arriten-1-miliard-euro-remitanca/
A duhet të themelohet Asociacioni nga Qeveria Kurti?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
503
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024