​Klubi arab njofton dëmtimin e Mitajt
Sport
Lexohet për: 1 min.
Mitaj
2 orë më parë
Linku u kopjua

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve të Kombëtares shqiptare.

I fundit në listën e të dëmtuarve është një element thuajse i pazëvendësueshëm në rreshtimin kuqezi, Mario Mitaj.

Klubi i Al Itihad ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se mbrojtësi i majtë kuqezi, të cilin e bleu përfundimisht gjatë merkatos së janarit nga Lokomotiv Moska, ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal dhe aktualisht po i nënshtrohej terapive përkatëse.

“Kthimi i plotë në stërvitje do të jetë në varësi të progresit të riaftësimit”, shkruhet në postimin klubit saudit rreth situatës së mbrojtësit. Një dëmtim i tillë nuk pritet ta lërë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, por është shqetësues nëse bëhet përsëritës, siç ndodh shpesh për situata të këtij lloji”. /Tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025