​Kina prezanton makinën e parë fluturuese elektrike
Bota
Lexohet për: 2 min.
Kina prezanton makinën e parë fluturuese elektrike
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kina ka zbuluar makinën e saj të parë fluturuese me energji elektrike, të projektuar nga Universiteti Juglindor në provincën lindore Jiangsu.

Kunpeng numër 1 është makina e parë fluturuese e bazuar në teknologjinë e distribuimit të lëvizjes elektrike, duke përdorur një makinë si transportuesin e saj kryesor në vend që të mbështetet në teknologjinë e dronëve, tha të enjten për të përditshmen Global Times Yin Guodong, udhëheqësi i projektit.

Ai mundëson "tranzicione të qetë midis ngasjes në tokë dhe fluturimit në ajër", tha Yin, i cili jep mësim në Shkollën e Inxhinierisë Mekanike të universitetit.

Sipas ekipit hulumtues, ndryshe nga avionët e zakonshëm elektrikë që ngrihen dhe ulen vertikalisht, Kunpeng është "ndërtuar si një mjet tokësor-ajror, duke kombinuar aftësinë e lëvizshmërisë tokësore dhe lëvizjen e mjeteve ajrore".

Ai është i pajisur me katër rotorë koaksial që i sigurojnë atij stabilitet, kompaktësi dhe ngritje më të madhe.

Yin tha se projekti synon të zhvillojë ekonominë e lartësive të ulëta. Me një kapacitet fluturimi prej 20 minutash, ai mund të mbajë deri në 500 kilogramë peshë dhe të arrijë një lartësi mbi 300 metra. Në tokë, ai mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 60 kilometrash në orë, sipas universitetit.

Aktualisht, automjeti përdor një bateri energjie me kapacitet të lartë. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025