​Katër tenistë kosovarë pjesë e kampit zhvillimor evropian në Moldavi
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Katër tenistë kosovarë pjesë e kampit zhvillimor evropian në Moldavi
tenis ks
25/07/2026 - 14:27
Linku u kopjua

Katër tenistë të rinj nga Kosova po marrin pjesë në kampin ndërkombëtar zhvillimor “Tennis Europe Training Camp”, i cili po zhvillohet në Chisinau të Moldavisë nga 19 deri më 26 korrik 2026.

Pjesë e këtij kampi janë tenistët kosovarë Hana Veseli, Anesa Ismajli, Heron Ajeti dhe Morihei Duraku, të shoqëruar nga trajneri Astrit Xerxa.

Ky aktivitet është pjesë e programeve zhvillimore të Tennis Europe dhe mbledh lojtarë të grupmoshës U14 nga federata të ndryshme evropiane. Kampi udhëhiqet nga trajneri Aleksander Jurgens, ndërsa pjesëmarrësit kanë mundësi të punojnë me profesionistë të fushës, të përmirësojnë aspektet teknike e taktike dhe të fitojnë përvojë të rëndësishme në një ambient ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e tenistëve kosovarë në këtë kamp vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të reja dhe për përfaqësimin e Kosovës në aktivitetet ndërkombëtare të tenisit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026