​Kastrioti shpallet kampion i Kosovës te juniorët në hendboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kastrioti shpallet kampion i Kosovës te juniorët në hendboll
kastrioti hendboll
23/06/2026 - 08:58
Linku u kopjua

Skuadra e Kastriotit është shpallur kampion i Kosovës te juniorët në hendboll, pas një finale dramatike dhe me rivalitet të zhvilluar kundër Besa Famgas.

Finalja e Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll U20 u zhvillua të hënën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

 Kastrioti triumfoi me rezultat 39:38, ku Besa ishte në epërsi deri pas minutës së 40-të. Por më pas ferizajasit morën kontrollin dhe krijuan epërsi deri në tri gola në disa raste. Dhe në fund e mbajtën epërsinë e një goli për titull të kampionit.

Ndërkohë, hendbollisti Ledri Mustafa i shënoi 13 gola për ferizajasit, kurse Diolen Ajvazi 12. Me tetë gola i ndihmoi në fitore Edonis Saiti, kurse tek Besa Famgas, Ilir Istrefaj i shënoi 11 gola, derisa dhjetë i kishte Ajan Muqolli.

Kapitenit të Kastriotit, kupën e kampionit ia dërzoi Xhavit Morina, nënpresidenti i FHK-së.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026