Intervista
Intervista
Të gjitha nga Intervista
Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë
Mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë do të ekspozohen sonte në Hagë. Vrasje, zhdukje, kidnapime, varreza masive e shumë dokumente të tjera do të jenë pjesë e ekspozitës “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes ekspozitës me fotografi”. Me këtë Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës synon që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë. Në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Hagë, qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale, në orën 18:00 do të hapen dyert për të gjithë vizitorët. Ekspozita do të jetë e hapur deri nesër në orën 17:00. Kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci flet për KosovaPress për qëllimin e kësaj ekspozite. Në ekspozitën e cila kësaj radhe do të mbahet në Hagë, pjesëmarrës do të jenë edhe dëshmitarë të masakrave të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai thotë se presin numër të madh të vizitorëve që të shohin fotografitë të cilat janë dëshmi e krimeve të luftës. Pas Hagës, ekspozitë do të mbahet edhe në Berlin e Gjenevë. Ekspozita e parë është mbajtur në Tiranë në vitin 2018, më pas Turqi, Londër, Zagreb, Vjenë dhe Austri. Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi gjashtë mijë janë zhdukur me dhunë, 1600 prej tyre vazhdojnë të jenë pagjetur e rreth 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Turizëm
Turizëm
Të gjitha nga Turizëm
Ulqini, një prej qyteteve më të bukura bregdetare të Evropës
MailOnline Travel ka bërë një përzgjedhje të qyteteve bregdetare më të bukura të kontinentit. Padyshim aty është edhe Ulqini i Malit të Zi. “Ulqini është një nga qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut”, shpjegon Visit Montenegro, shkruan dailymail. Bordi turistik vëren se Ulqini ka plazhe shumë të gjata dhe të bukura me rërë dhe gëzon një klimë të butë, bregdetare. Në këtë listë është përfshirë edhe Parga e Greqisë. “Lonely Planet e përshkruan Pargën në kontinentin veriperëndimor të Greqisë si një qytet plazhi i përsosur me pamje që është një bukuri e pamohueshme”. Pastaj Gjiri Cardigan i Uellsit si qytet piktoresk bregdetar. Një prej qyteteve më të bukura është përmendur edhe qyteti shumëngjyrësh bregdetar i Saint-Jean-de-Luz ndodhet afër kufirit të Francës me Spanjën. Brittany Ferries e përshkruan atë si një qytet të bukur, duke shtuar se Saint-Jean-de-Luz gjithashtu ka disa plazhe të shkëlqyera. Pastaj Cobh, njihet kryesisht si porti i fundit i Titanikut në vitin 1912. Pavarësisht asaj historie të trishtuar, qyteti është një vend mahnitës për pushime, shpjegon Visit Cobh. Sipas Lonely Planet, Cudillero në veri të Spanjës është përshkruar si vend piktoresk. Ndër të tjera, thuhet se turizmi i Suedisë Perëndimore përshkruan qytetin ishullor të Marstrand, i themeluar në shekullin e 13-të, si një "strehë për lundrim dhe not, me lagje të çuditshme dhe rrugë pa makina". Një tjetër vend është Gytheio në Greqi. Pastaj Manarola në Itali. "Shkëlqen bukuri nga porti i tij i bukur i vogël, te ndërtesat me ngjyra pastel të ndara në shkëmbinjtë e tij", thotë Rough Guides. Këtu përmendet edhe bregdeti i Kroacisë. “Trogir është një vend i Trashëgimisë Botërore dhe, sipas Lonely Planet - 'i mrekullueshëm'. Është vendosur brenda mureve mesjetare në një ishull të vogël që lidhet me ura si me kontinentin ashtu edhe me ishullin shumë më të madh Ciovo. Pastaj Roscoff në veriperëndim të Francës. Brittany Tourism thotë se "vizitorët nuk dështojnë kurrë të magjepsen" nga Roscoff, duke shtuar: "Ky qytet i vogël me karakter ka shtëpi tërheqëse, të dekoruara në mënyrë të pasur që dikur u përkisnin pronarëve të anijeve, një kishë në stilin e shkëlqyeshëm gotik dhe shumë më tepër". Pjesë e kësaj liste është edhe Oban në Skoci që njihet si 'kryeqyteti i ushqimeve të detit'. Gjithashtu përmendet Azenhas Do Mar në Portugali si një nga qytetet bregdetare më të dashura të Portugalisë.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025