​Interi kërkon mesfushorin e Tottenhamit
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi është ende në kërkim për të nënshkruar me një mesfushor të ri dhe thuhet se i ka vënë synimet tek Tanguy Ndombele i Tottenhamit.

26-vjeçari francez nuk është përfshirë në skuadrën e Ange Postecoglou për tri ndeshjet e para të Premier Ligës dhe as në ndeshjen e FA Cup mbrëmë, të cilën e humbën ndaj Fulhamit në penallti.

Ndombele e kaloi sezonin e kaluar në huazim me Napolin, ku luajti 1261 minuta në 40 paraqitje në total, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Siç raportohet nga “TMË” , Interi nuk është i sigurt se Stefano Sensi do të jetë një opsion i besueshëm për Simone Inzaghin këtë sezon, kështu që ata po kërkojnë të marrin një mesfushor të ri në skuadër, përcjellë KosovaPress.

Ndombele iu bashkua Tottenhamit në korrik të vitit 2019 nga Lyoni për 62 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024