Rreth dy muaj pas skandalit me pagesa mbi çmimet e një kontraktuesi për furnizime me ushqim për ushtarët ukrainas, u testua përpjekja e Ukrainës për anti-korrupsion.
Skemat kanë zbuluar se të paktën katër kontraktues të tjerë të rëndësishëm e ngarkojnë me pagesa edhe Ministrinë e Mbrojtjes me tarifa mbi tregun për furnizimin e ushqimeve bazë për ushtarët ukrainas, shkruan REL.Dokumentet e Shërbimit Shtetëror të Taksave tregojnë se çmimet me të cilat kanë përgatitur dorëzimin, për shembull të patateve, mollëve, lakrave dhe vezëve për trupat e armatosura të Ukrainës, variojnë nga dy deri në trefishin e nivelit të çmimeve të blerjes të raportuara te zyrtarët tatimorë në dhjetor të vitit 2022 dhe janar të vitit 2023. Të dhënat e plota tatimore të pesë nga tetë kontraktuesit e ushqimit, ishin të qasshme.
Sipas vlerësimeve të Skemave, çmimi i ri lejon ende një marzhë shitjesh prej 30 deri në 70 për qind, që është dallimi i çmimit të shitjes së një artikulli ushqimor dhe kostos për kontraktuesit për ta blerë atë.Kontratat për ushtrinë ukrainase nuk janë bërë publike dhe identitetet e kontraktuesve të saj janë mbajtur sekret që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Mirëpo, kjo ndryshoi në janar 2023 me publikimin e një hetimi nga media Dzerkalo Tyzhnya, që zbuloi se një furnizues ushtarak, kompania Aktyv me bazë në Kiev, po i ngarkonte qeverisë gati dy herë e gjysmë çmimin e shitjes me pakicë për vezët.
Ministria e Mbrojtjes nuk ngarkohet për ushqim, sipas furnizuesve dhe vetë Ministrisë së Mbrojtjes; përkundrazi, është duke u ngarkuar për një shërbim: sigurimin e ushqimit për njësitë e caktuara ushtarake kudo që ato të vendosen.
Shumica e kompanive që janë në fokus të raportit të Skemave, kryejnë dërgesa të mëdha në magazinat ushtarake në pozicione që nuk janë në vijë të frontit, pozicione që mund të ndryshojnë çdo ditë.
Nga këto magazina, ushtria ukrainase ua dërgon ushqimin trupave ukrainase.
Por, në realitet, Radina shtoi se "njësitë ushtarake marrin produkte nga furnizuesit e Ministrisë së Mbrojtjes -- dhe, në fakt, shumë më pak artikuj sesa që përfshin katalogu -- dhe jo ushqime të gatshme".
Vezët ishin në fokus të skandalit të prokurimit të ushqimeve të janarit. Pretendimi i ministrit të Mbrojtjes, Reznikov, se për shkak të një "gabim teknik", u rrit çmimi i tyre në 17 hryvnya (46 centë) për vezë në vend të kilogramit në kontratën e kompanisë Aktyv u bë batutë virale e rrjeteve sociale.
Lista e çmimeve të Aktyv, e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, përcakton çmimin në 9 hryvnya për vezë; një zbritje prej 47 për qind.
Megjithatë, tabela e mëposhtme tregon se ai çmim është ende 64 për qind mbi çmimin e blerjes të raportuar në Shërbimin Tatimor Shtetëror nga dhjetori 2022-janar 2023.
Kontratat e rishikuara për katër furnizuesit shtesë të vezëve për ushtrinë nuk përfshinin ndonjë ndryshim në çmim. Ata vazhdojnë të paguajnë 8–9 hryvnya për vezë, që është një rritje prej 43–67 për qind mbi koston e prokurimit.
Disa nga zbulimet më të shumta të mbishpenzimeve të mundshme të Ministrisë së Mbrojtjes mund të gjenden te patatet.
Tarifat e furnitorëve varionin nga 17.7 në 27 hryvnya (48-73 centë) për kilogram para mashtrimit të prokurimit. Një ofrues mbajti çmimin ekzistues pas ndryshimit të çmimit, ndërsa katër të tjerët i ulën çmimet e tyre nga 29 deri në 38 për qind.
Një hetim i 13 marsit 2023, edhe gazetarja e Bihus.Info, Alisa Yurchenko, zbuloi po të njëjtën gjë.
MollëtDokumenti i 8 marsit, autenticiteti i të cilit nuk është diskutuar, tregon se mollët për forcat e armatosura shiten 51 hryvnya (1.38 dollarë) për kilogram.
Megjithatë, të dhënat mujore të taksave të Kompanisë Aktyv zbulojnë se vetë kompania paguante 15 hryvnya (41 centë) për kilogram për frutat.
Pesë nga kontraktuesit e përmendur në këtë hetim u morën në pyetje nga Skemat për mënyrën se si ata përcaktojnë tarifat e tyre për forcat e armatosura dhe se si ata faktorizojnë kostot që mund të kenë ndikim në ato çmime.
Më 21 mars 2023, presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një projektligj nën ligjin që obligon që nga 20 qershori 2023 publikimin e çmimeve për të gjitha blerjet ushtarake, përveç armëve, në platformën e prokurimit elektronik ProZorro.
Në fillim të janarit, ProZorro u pezullua për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën e energjisë elektrike të Ukrainës.
Kryetarja e Komisionit parlamentar kundër korrupsionit, Radina, e sheh atë si një mjet për të nxitur konkurrencën e hapur midis shitësve që "mund të ofrojnë çmimet më të larta".
Maksym Nefyodov, një nga krijuesit e ProZorro-s dhe ish-kreu i departamentit të doganave të Ukrainës nga viti 2019 deri në vitin 2020, dha një paralajmërim se portali në vetvete nuk mund t’i zgjidhë problemet e qëndrueshme të Ukrainës me burimin e ushqimit.
"Ky është një problem sistematik që kërkon një zgjidhje që fillon shumë përpara procesit të tenderit", tha Nefyodov në një intervistë më 24 janar 2023 me Radio Svoboda.
“Sepse me sistemin e organizimit të ushqimit që ekziston tani, edhe nëse tenderi organizohet personalisht nga Papa ose Nënë Tereza, rezultatet do të jenë përsëri shumë të dyshimta”.