​Haradinaj: Kurti është tradhtar, spiun, agjent e njeri i Serbisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar ta quaj spiun të Serbisë, kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se Kurti është agjent, njeri i Serbisë dhe tradhtar,  pasi siç tha e la ushtrinë pa bukë, përveç pa veshmbathje e paga të dinjitetshme.

“Në këtë foltore herët i kam thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë menduar se buron vetëm nga opozitarizmi. Ju lutem angazhimi i tij ditor është i tëri mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij  vendi. Kurti në mënyrë sistematike, në vazhdimësi e dobëson vendin që drejton. Po i dobëson shtyllat jetike të vendit, ato të sigurisë. Po godet pamëshirshëm Policinë, AKI-në dhe ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe po vazhdon të godit. I kam thënë një ditë këtu se është spiun i Serbisë. Po është tradhtar ai njeri që e len ushtrinë e vet pa bukë. Ky njeri e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën ky këta? Pse po i ndodh këtij? Pse s’i ndodhi dikujt gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet? Të gjitha janë rastësi a? I ka lënë pa transport, pa veshmbathje pa shumëcka tjetër, tash i la edhe pa bukë. Ju lutem kush e mbron këtë njeri shihni çka jeni duke bërë. Po e mbroni njeriun që arriti edhe ushtrinë me lënë pa bukë...Po bre spiun është, agjentë i  tyre, njeriu i tyre. Përndryshe kurrë se kish lënë gjendjen kështu”, theksoi Haradinaj.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për mungesën e ushqimit në FSK, tha se logjistikën për një gjë të tillë e kanë siguruar edhe UÇK-ja gjatë luftës me Serbinë.

Haradinaj: Ushqimin për ushtarët e kemi siguruar edhe në kohën e UÇK-së

Video:

“Logjistikën ushtritë e botës që mijëra vjet kanë zgjedhur mënyra me zgjedh. Bile, bile edhe ne në kohën e luftës në UÇK situatën tonë e kemi zgjedh çështjen e logjistikës, ushqimit, veshmbathjes në mënyrën siç kemi ditë. Shumë herë ushqimin e kemi bartur me krah”,  theksoi Haradinaj. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024