Erling Haaland pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që Norvegjia do të arrinte ta eliminonte Brazilin nga Kupa e Botës 2026, edhe pse kishte ëndërruar gjithmonë të luante në një Botëror me kombëtaren e tij. Sulmuesi norvegjez, autor i dy golave në fitoren 2:1 ndaj Brazilit në fazën e 1/16-ës së finales, tha se suksesi historik e ka befasuar edhe vetë atë.
Në një prononcim për mediat norvegjeze pas ndeshjes, Haaland tha se kishte menduar se disa gjëra në futboll ishin të pamundura, por fitorja ndaj pesë herë kampionëve të botës i ndryshoi plotësisht bindjet.
Sulmuesi i Norvegjisë theksoi se ekipi ka bërë përparim të madh në mënyrën e lojës dhe në aspektin mental, duke shtuar se skuadra fitoi më shumë personalitet si grup dhe si kombëtare.
"Arritëm ta integrojmë topin në stilin tonë të lojës. Thjesht fituam më shumë personalitet tek të gjithë lojtarët dhe si komb."