​Gjashtë të vrarë në Liban, Izraeli vazhdon sulmet intensive
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Gjashtë të vrarë në Liban, Izraeli vazhdon sulmet intensive
Liban1
18/03/2026 - 15:02
Linku u kopjua

Izraeli ka vazhduar presionin intensiv ndaj Libanit me sulme që sipas tij kanë shënjestruar militantët e mbështetur nga Irani, Hezbollah, duke goditur disa ndërtesa banimi në Bejrut dhe duke lënë të paktën gjashtë të vdekur.

Në Iran, kompleksi i centralit bërthamor në Bushehr u godit nga një predhë, por nuk pati të lënduar dhe centrali nuk pësoi dëme, bëri të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), pasi mori një raport nga Teherani. Kreu i IAEA-s, Rafael Grossi, përsëriti thirrjen për “përmbajtje maksimale gjatë konfliktit për të parandaluar rrezikun e një aksidenti bërthamor”.

Sipas AP, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, mbeti mbi 100 dollarë për fuçi në tregtimin e hershëm të së mërkurës, duke u rritur për më shumë se 40% që nga fillimi i luftës, përcjell KosovaPress.

Që nga nisja e luftës më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin, Teherani ka vënë në shënjestër infrastrukturën energjetike të fqinjëve arabë të Gjirit, si dhe baza ushtarake, si pjesë e një strategjie për të rritur çmimet e naftës dhe për t’i bërë presion Uashingtonit të tërhiqet.

Irani gjithashtu nuk ka dhënë shenja të tërheqjes nga kontrolli i tij mbi Ngushticën e Hormuzit, rruga detare përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore, duke shtuar shqetësimet për një krizë globale energjetike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026