​Gavi flet për grindjen me Paredes
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Gavi flet për grindjen me Paredes
paredes
22/07/2026 - 08:03
Linku u kopjua

Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Gavi, ka reaguar pas incidenteve që shoqëruan finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke theksuar se nuk dëshiron që futbollistët argjentinas të ndëshkohen me pezullime.

Spanja triumfoi me rezultat minimal 1-0, duke fituar titullin e dytë të kampionit të botës në një ndeshje të luftuar, ku Argjentina e përfundoi takimin me një futbollist më pak, pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me karton të kuq.

Pas përfundimit të sfidës pati tensione mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Gavi u përfshi në një përplasje me Leandro Paredes, ndërsa trajneri Roberto Ayala u pa duke goditur me grusht Dani Olmon.

Pavarësisht incidenteve, Gavi ka bërë të ditur se nuk beson se lojtarët e Argjentinës duhet të përballen me pezullime.

“Jo, jo. Të them të drejtën, nuk mendoj se duhet të pezullohen. E kuptoj që nuk është një imazh i mirë për fëmijët, por besoj se futbolli e ka edhe atë anë më agresive”, deklaroi ai.

Sipas tij, ndëshkimet gjatë ndeshjes janë të mjaftueshme për raste të tilla.

“Ndoshta gjëja më logjike është që lojtari të përjashtohet gjatë ndeshjes dhe të mbyllet aty. Në fund të fundit, kjo është pjesë e futbollit dhe gjithmonë ka qenë”, shtoi Gavi.

Ndërkohë, FIFA ka hapur një hetim lidhur me ngjarjet që ndodhën pas fishkëllimës së fundit, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se disa futbollistë të Argjentinës mund të përballen me masa disiplinore.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026