​Futbollisti i Barçës pranon ulje të pagës për të qëndruar në Camp Nou
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Futbollisti i Barçës pranon ulje të pagës për të qëndruar në Camp Nou
barcelona-logo
01/07/2026 - 14:49
Linku u kopjua

Barcelona ka konfirmuar se Andreas Christensen ka nënshkruar një kontratë të re me klubin qe vlen deri në vitin 2028.

30-vjeçari do të nisë sezonin e tij të pestë, pasi u transferua nga Chelsea verën e vitit 2022.

Christensen do të pranojë një ulje të konsiderueshme page prej 50% për të qëndruar në Camp Nou. Më parë, mbrojtësi danez fitonte një pagë bruto prej afërsisht 12 milionë eurosh, por tani do të fitojë gjashtë milionë euro në sezon. Thuhet se kontrata e re përmban edhe një rregull përfundimi, ku klubi dhe lojtari kanë mundësinë ta anulojnë atë në vitin e dytë.

Në katër sezonet e tij me klubin deri më tani, ai ka bërë gjithsej 98 paraqitje zyrtare për Barçën, 71 në kampionat, 15 në Ligën e Kampionëve, dy në Ligën e Evropës, gjashtë në Kupën e Mbretit dhe katër në Superkupën e Spanjës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026