​Fitorja ndaj Australisë historike për Egjiptin
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Fitorja ndaj Australisë historike për Egjiptin
egjipti-australia
04/07/2026 - 10:04
Linku u kopjua

Australia u dërgua në shtëpi në ndeshjen e Kupës së Botës nga Egjipti, pas një gjuajtjeje penalltish, ku humbën 4-2.

Hossam Abdelmaguid shënoi me sukses penalltinë e katërt të Egjiptit për të ndihmuar në fitoren ndaj Australisë në raundin e 1/16 të Kupës së Botës.

Fitorja ishte e para për Egjiptin në një raund eliminator të Kupës së Botës. Egjiptianët kishin hyrë në turne pa fituar në këtë garë në tre paraqitjet e mëparshme. Një fitore ndaj Zelandës së Re në fazën e grupeve i dha fund diskutimeve.

Egjipti shënoi golin e parë në minutën e 20-të të ndeshjes nga Emam Ashour . Një goditje standarde në anën e zonës së penalltisë së Australisë u bllokua, por Faraonët e mbajtën topin në zotërim dhe Karim Hafez dërgoi një krosim që gjeti Ashour të pamarkuar për golin e parë.

Ndeshja kërkonte goditje penalltie sepse asnjëra palë nuk arriti të gjente një gol të dytë gjatë 120 minutave të lojës.

Në minutën e 119-të të ndeshjes dhe me goditjet e penalltive që ishin afër për tu realizuar, Popovic mori vendimin për të zëvendësuar portierin titullar Patrick Beach, i cili kishte zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, në mënyrë që të inkuadronte në lojë portierin më me përvojë, Mathew Ryan, por ky veprim nuk funksionoi në favor të Australisë.

Ryan nuk mundi të ndalonte asnjë nga goditjet e penalltive të Egjiptit, ndërsa ekzekutuesit e penalltive të Australisë humbën dy nga katër gjuajtjet e tyre.

Në fund, Egjipti fitoi 4-2, duke e dërguar Australinë në shtëpi.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026