​FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
stadiumi
05/06/2026 - 12:33
Linku u kopjua

FIFA ka vendosur të sjellë një format të ri për ceremoninë e himnit kombëtar në ndeshjet e Kupës së Botës 2026, e cila do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ndryshimi synon të krijojë më shumë ndjenjë uniteti dhe emocioni para fillimit të takimeve.

Sipas formatit të ri, ekipet do të rreshtohen rreth rrethit qendror të fushës, përballë njëra-tjetrës gjatë interpretimit të himneve kombëtare. Përveç njëmbëdhjetëshes startuese, pjesë e ceremonisë do të jenë edhe të gjithë lojtarët zëvendësues, ndërsa pas skuadrave do të valëviten flamuj të mëdhenj të vendeve përkatëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se “fakti që të gjithë lojtarët dhe gjyqtarët do të jenë përballë njëri-tjetrit në qendër të fushës do të krijojë një moment uniteti, krenarie dhe emocionesh të forta që do të lidhë ekipet dhe të gjithë në stadium”.

FIFA ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë rrjedhës së turneut do të shtohen elemente të reja në ceremonitë para ndeshjeve. Në fazat përfundimtare pritet të përdoren edhe fishekzjarrë, me qëllim rritjen e efektit emocional dhe vizual në sfidat më të rëndësishme të Botërorit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026