FFK i dhuron fanellë speciale Ambasadës së SHBA-së për 250-vjetorin e Amerikës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FFK i dhuron fanellë speciale Ambasadës së SHBA-së për 250-vjetorin e Amerikës
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka pranuar një fanellë të veçantë të ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, në shënim të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Prishtinë, bëri të ditur se Prattipati u ndje e nderuar për këtë dhuratë simbolike.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u nderua të pranonte një fanellë të ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara. Faleminderit Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë gjest kuptimplotë dhe për festimin e miqësisë së qëndrueshme mes dy vendeve tona”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.
Fanella me numrin 250 simbolizon përvjetorin e rëndësishëm të SHBA-së, ndërsa gjesti u vlerësua si një shprehje e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësisë së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
KosovaPress