​Elldin Uglari gjyqtar në ndeshjen e basketbollit Bullgari-Azerbajxhan
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Elldin Uglari gjyqtar në ndeshjen e basketbollit Bullgari-Azerbajxhan
2
10/03/2026 - 12:18
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se gjyqtari i njohur kosovar, Elldin Uglari, do të jetë pjesë e stafit gjyqtar në ndeshjen Bullgari-Azerbajxhan te femrat. Kjo sfidë ka rëndësi të veçantë pasi është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women's EuroBasket 2027.

Ndeshja do të zhvillohet në Plovdiv të Bullgarisë me fillim nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tre ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në po aq përballje.

Elldin Uglari ka gjykuar më parë shumë ndeshje evropiane gjatë kësaj vere dhe viteve të kaluara, duke dëshmuar besimin e FIBA-s tek gjyqtarët nga Kosova.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026