Një sulm ajror në një qendër për trajtimin e drogës në Kabul të Afganistanit ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe të lënduar, ndërsa qeveria talebane fajësoi Pakistanin. Pakistani mohoi çdo sulm ndaj qendrave shëndetësore, duke thënë se goditi vetëm objektiva ushtarake dhe infrastruktura të mbështetjes së terroristëve në Kabul dhe provincën Nangahar, raporton BBC, transmeton KosovaPress.
Sipas zyrtarëve të qendrës, aty trajtoheshin rreth 2,000 persona, dhe besohet se ka qindra viktima. Zëdhënësi i ministrisë afgane të Shëndetësisë, Sharafat Zaman Amarkhail, tha se nuk kishte objekte ushtarake pranë qendrës. Disa banorë raportuan shpërthime të forta dhe zhurma aviacioni rreth orës 20:50 lokale.
Shtetet e Bashkuara të Kombeve (UNAMA) raportojnë se prej 26 shkurtit, luftime kufitare kanë shkaktuar të paktën 75 të vdekur dhe 193 të lënduar në Afganistan. Kina ka bërë thirrje për qetësi dhe armëpushim, duke inkurajuar të dyja vendet të negociojnë sa më shpejt.