​Dëshmitari në gjykimin kundër Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
​Dëshmitari në gjykimin kundër Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator
Seanca per Nagip Krasniqin
12/03/2026 - 12:55
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar të enjten gjykimi ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për dëmtimin e buxhetit të shtetit në vlerë rreth 37 milionë euro. Në seancën e sotme vazhdoi dhënien e dëshmisë, Skënder Isufi i cili tha se kompanisë për riparimin e kaldajës A5 nuk i është lëshuar leja e punës pasi nuk ka plotësuar disa  nga dokumentacionet, si certifikatat shëndetësore e lista e punëtorëve.

Kjo përgjigje e Isufit erdhi pas pyetjes së kryetarit të trupit gjykues, Rrahman Beqiri, raporton KosovaPress.

Isufi tha se gjatë procesit të prokurimit  nuk ka pasur asnjë element që do të tregonte se ka pasur anshmëri ndaj ndonjë operatori ekonomik.

Në seancën e sotme pyetje karshi dëshmitarit Isufi, parashtroi edhe avokati i Nagip Krasniqit, Vyrtyt Ibrahimaga i cili pyeti se në cilin rast nënkontraktimi duhet të paraqes deklaratën nën betim.

Ndërsa, dëshmitari tha se çdo kompani që merr pjesë në tender duhet ta paraqes deklaratën nën betim. Por, sipas tij në rastin e kaldajës A5 nënkontraktori deklaratën nën betim e ka përcjell të pavulosur.

Ashtu si dëshmitari i kaluar i cili tha se Komisioni për Vlerësim në këtë procedurë prokurimi ka pas dyshime tek nënshkrimet, të njëjtën gjë e deklaroi edhe dëshmitari, Skënder Isufi.

Isufi tutje gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gjykatës në gjykimin kundër Nagip Krasnqiti dhe Isuf Zejnes deklaroi se si komision vlerësues kanë pas dyshime se operatori ekonomik për riparimin e kaldas A5 ka qenë i papërgjegjshëm.

Në dëshminë e tij, dëshmitari mohoi gjithashtu se ka pasur presion nga Krasniqi lidhur me punën dhe vlerësimin e ofertave.

Krahas pyetjeve të gjyqtarëve dhe mbrojtjes së ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, dëshmitari, Skënder Isufi iu përgjigj fillimisht pyetjeve të prokurores, Fikrije Zejnullahu.

Gjatë dëshmisë së tij, Isufi deklaroi se mbikëqyrja e projektit të delatimeve në Termocentralin B1 dhe B2 është zhvilluar përmes një tenderi me procedurë të negociuar dhe se operatori ekonomik i kontraktuar ka qenë kompania “Tuv Hellas”.

Ai tha se në këtë aktivitet prokurimi kishte shërbyer si kryetar i komisionit vlerësues, ndërsa anëtarë të komisionit kishin qenë Ramadan Ahmeti dhe zyrtarja nga prokurimi Mirvete Gërguri. Sipas tij, procedura është zhvilluar në janar të vitit 2023.

Ai shtoi se kompania kishte filluar punën në momentin kur kishte nisur edhe projekti i delatimeve, ndërsa roli i saj kishte qenë mbikëqyrja e punimeve dhe ofrimi i shërbimeve për KEK-un në procesin e mbikëqyrjes së kontratës së projektit.

Sipas aktakuzës, ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro. I  akuzuar, Ymer Dragusha ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 15 janarit 2026, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna u deklaruan të pafajshëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Aktakuza nga Prokuroria Speciale u ngrit më 30 dhjetor 2024. Ndërsa, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, gjykohet edhe në një rast tjetër ku akuzohet për korrupsion po ashtu në Korporatën Energjetike të Kosovës./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026