​Dardanët U21 përballen sot me Turqinë në miqësore
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Dardanët U21 përballen sot me Turqinë në miqësore
kosova u21
03/06/2026 - 10:41
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U21 do të zhvillojë sot ndeshjen miqësore kundër Turqisë.

Ndeshja do të zhvillohet në Turqi në stadiumin “Umraniye Belediyesi Sehir”, më fillim nga ora 19:00 (ora lokale në Kosovë).

Ndërkohë, Dardanët e rinj, para ndeshjes së sotme, kanë zhvilluar stërvitje me përkushtim nën përkujdesjen e përzgjedhësit Hekuran Kryeziu dhe stafit të tij, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Më 6 qershor në Hajvali, djelmoshat e Kombëtares së Kosovës U21 do të zhvillojnë tjetër ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut U21, nga ora 17:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026