​“Dardanët” gati për sfidën, nisen drejt Pragës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​“Dardanët” gati për sfidën, nisen drejt Pragës
kombetarja-ks
30/05/2026 - 13:08
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës ka nisur udhëtimin drejt Pragës, ku do të përballet me Çekinë në një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Federata e Futbollit e Kosovës në faqen zyrtare në facebook, ka publikuar pamje nga udhëtimi i ekipit. “Dardanët” janë paraqitur në disponim të mirë dhe me optimizëm para kësaj sfide, duke synuar një rezultat pozitiv ndaj kundërshtarit.

“Drejt Çekisë për miqësoren e pare. Fokus, përkushtim dhe gati për sfidën që na pret” – shkruante në postim FFK-ja.

Ndërkohë, në postimin tjetër FFK-ja ka ndarë momentet e nisjes së futbollisteve drejt Pragës, të shoqëruar me fotografi nga aeroporti.

“Dardanët nisen për në Pragë” – shkruante në postimin e dytë të FFK-së.  

Ekipi ka zhvilluar përgatitjet e fundit para udhëtimit dhe prite të jetë e gatshme maksimalisht për përballjen.

Ndeshja ndaj Çekisë konsiderohet mjaft e rëndësishme për Kosovën, e cila synon të vazhdojë me paraqitje të mira dhe të konfirmojë formën e saj në arenën ndërkombëtare.

Kjo ndeshje për përzgjedhësinë Franco Foda, vlen si testim për formacionin, si dhe dhënien e hapësirave për disa nga lojtarët e rinjë që janë ftuar, të cilët synojnë të fitojnë vend në Kombëtare.

Kosova ndeshjen miqësore ndaj Çekisë do ta zhvillojë më 31 maj , në stadiumin “epet ARENA”, me fillim nga ora 16:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026