​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez
barcelona-logo
15/07/2026 - 10:53
Linku u kopjua

Barcelona vazhdon ta ketë Julian Alvarezin objektivin kryesor për repartin ofensiv, por vështirësitë në negociatat me Atletico Madridin kanë bërë që drejtuesit katalanas të shqyrtojnë edhe alternativa të tjera.

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Atletico kërkon rreth 120 milionë euro dhe përfshirjen e një lojtari në marrëveshje, kushte që Barcelona nuk është e gatshme t’i pranojë.

Për këtë arsye, klubi ka nisur të vlerësojë emra të tjerë për sulmin. Në krye të listës së alternativave është Victor Osimhen, ndërsa po monitorohen edhe Lautaro Martinez, Serhou Guirassy, Joao Pedro dhe Harry Kane. Ndërkohë, Dusan Vlahovic nuk konsiderohet aktualisht një nga opsionet prioritare.

Megjithatë, Barcelona nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe Alvarez mbetet zgjedhja e parë. Alternativat po shqyrtohen vetëm si pjesë e planit rezervë, në rast se marrëveshja me Atletico Madridin nuk realizohet.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026