Arsenali përgatit ofertën e re për Guimaraes, Chelsea nuk hyn në garë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arsenali përgatit ofertën e re për Guimaraes, Chelsea nuk hyn në garë
Arsenali është i vendosur të transferojë mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea nuk ka plane për të konkurruar për shërbimet e tij.
“Topçinjtë” po përgatisin një ofertë të re për mesfushorin 27-vjeçar, të cilin trajneri Mikel Arteta e sheh si një përforcim të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, kishte raportuar më herët se Arsenali ka parë të refuzohen dy oferta për Guimaraes. Oferta e parë prej rreth 55 milionë funteve dhe e dyta me vlerë rreth 65 milionë funte nuk kanë bindur Newcastle.
Romano bëri të ditur se një ofertë në vlerën prej 65 deri në 90 milionë funte mund të përshpejtojë negociatat mes klubeve.
Sipas raportimeve të fundit, oferta e re e Arsenalit pritet të jetë rreth 70 milionë funte, ndërsa marrëveshja personale mes klubit dhe futbollistit brazilian tashmë thuhet se është arritur.
Guimaraes, i cili është pjesë e Newcastle United që nga viti 2022, konsiderohet një nga mesfushorët më të rëndësishëm në Premier Ligë dhe ka qenë një objektiv afatgjatë i disa klubeve të mëdha evropiane.
KosovaPress