​Armando Sadiku rrëfen karrierën, nga goli historik në Euro 2016 te sfidat e jetës sportive
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Armando Sadiku rrëfen karrierën, nga goli historik në Euro 2016 te sfidat e jetës sportive
armando sadiku
25/07/2026 - 14:01
Linku u kopjua

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, është protagonisti i episodit më të ri të rubrikës “Legjendat Flasin”, ku ndan me publikun momentet më të rëndësishme të karrierës së tij sportive.

Në një rrëfim të hapur, Sadiku flet për hapat e parë në futboll, ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist dhe sfidat që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij. Ai ndalet edhe te periudha e vështirë e pezullimit dyvjeçar, si dhe te eksperiencat e tij në kampionatet e Zvicrës, Polonisë, Spanjës, Turqisë, Bolivisë dhe Indisë.

Ish-reprezentuesi kuqezi kujton gjithashtu emocionet e grumbullimit të parë me Kombëtaren e Shqipërisë dhe debutimin në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në shkurt të vitit 2012.

Një pjesë e veçantë e rrëfimit i kushtohet Kampionatit Evropian “Euro 2016”, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një fazë finale të një turneu madhor. Sadiku rikthen në kujtesë golin ndaj Rumanisë, i cili i dha Shqipërisë fitoren e parë historike në një Kampionat Evropian dhe mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, transmeton topchannel.

Në episodin e “Legjendat Flasin”, Sadiku sjell një rrëfim plot emocione për sakrificat, sukseset dhe sfidat që shënuan karrierën e tij, nga fëmijëria në Elbasan deri te momentet që e bënë pjesë të historisë së futbollit shqiptar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026