​Ademi dhe Fetahu vizitojnë komunën e Leposaviqit, synohet ndërtimi i infrastrukturës sportive
Sport
Lexohet për: 2 min.
Ademi-Fetahu
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, kanë zhvilluar një vizitë të përbashkët në komunën e Leposaviqit, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi palët diskutuan për një sërë projektesh të përbashkëta që kanë për qëllim të promovojnë zhvillimin e sportit në këtë rajon.

“Fokusi kryesor i diskutimeve ishte shtrirja dhe zhvillimi i futbollit dhe basketbollit në komunën e Leposaviqit, përmes projekteve të reja infrastrukturore, të cilat synojnë ndërtimin dhe përmirësimin e fushave sportive dhe objekteve të tjera që do të krijojnë kushte optimale për të rinjtë e kësaj zone, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk ka pasur zhvillim në infrastrukturën sportive. Përmes këtyre projekteve, pritet të rritet cilësia e jetës sportive dhe sociale, duke krijuar hapësira të reja për aktivitet fizik, garë dhe bashkëpunim mes komuniteteve lokale”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga Federata e Futbollit të Kosovës, përcjellë KosovaPress.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i takimit ishte përfshirja aktive e fëmijëve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë trevë. Përmes zhvillimit të futbollit dhe basketbollit në këtë pjesë do të promovohet toleranca, mirëkuptimin dhe bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme etnike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024