​A do ta marr drejtimin e Gjermanisë? Flet Jurgen Klopp
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​A do ta marr drejtimin e Gjermanisë? Flet Jurgen Klopp
Klopp
30/06/2026 - 10:21
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka refuzuar të japë një përgjigje të prerë lidhur me mundësinë që një ditë të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë, pas eliminimit zhgënjyes të ekipit nga Kupa e Botës 2026.

Aktualisht, Julian Nagelsmann vazhdon të jetë përzgjedhës i Gjermanisë, megjithatë rezultatet në Botëror kanë shtuar spekulimet për të ardhmen e tij. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e kombëtares, Klopp nuk e mohoi mundësinë, por theksoi se nuk është momenti i duhur për të diskutuar këtë çështje.

“Ky nuk është momenti për të folur për këtë”, u shpreh Klopp, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë, por pa e përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të rikthehet në stol.

Klopp aktualisht mban postin e drejtuesit global të futbollit te Red Bull, pasi u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/24. Megjithatë, deklarata e tij ka nxitur edhe më shumë diskutimet në Gjermani, ku shumë e konsiderojnë atë kandidatin ideal për ta rikthyer përfaqësuesen në majat e futbollit ndërkombëtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026