Për personat që duan të kenë sukses në karrierë dhe gjatë gjithë kohës janë në kërkim të avancimit, stagnimi profesional mund të jetë brengë e madhe. Pavarësisht që ata fillojnë me ëndrrën e madhe për të pasur sukses në jetë (në mënyrë se si ata e përkufizojnë suksesin), disa ngecin nganjëherë. Cilët mund të jenë arsyet për këtë?
Vlerë e ulët
Mendoni për pak kohë, kur është hera e fundit që e keni dhënë një ide e cila do ta ndihmonte kompaninë ose kur është hera e fundit që e keni mësuar ndonjë aftësi ose keni ndjekur ndonjë trajnim? Epo mjetet e ndryshkura nuk do t’ju dërgojnë gjëkundi.
Jeni duke e mbështetur ekipin e gabuar
Pa mendoni pak, a ka avancuar ndonjë punonjës në kompaninë tuaj? Nëse jo, nuk do të avanconi as ju.
Nuk besoni mjaftueshëm
Ndiheni rehat para kohës
Një prej arsyeve më të qëndrueshme të stagnimit në karrierë është kur hyni në botën e rehatisë. Në këtë gjendje nuk do ta merrni mundin të merrni rreziqe, gjersa të tjerët do ta bëjnë pa problem. Për kë do të jetë trofeu i suksesit, për ata të cilët vijnë me ide të reja dhe tregojnë zell në punë, apo për ju që po ndiheni rehat ashtu siç jeni?
Qëllime në ajër
Vendosja e qëllimeve është vendimtare për të pasur sukses në karrierë. Por, edhe qëllimet duhet ta kenë një rrjedhë logjike, pra të mos jenë “ëndërrime me sy hapur”. Shembull, mund t’ia vendosni vetes një qëllim që puna e ardhshme të jetë me pagë trefish më të madhe se aktuale, me mjedis plotësisht të shëndetshëm, të jetë me orar fleksibil gjatë ditës, dhe jo më shumë se tri ditë pune gjatë javës. Ku ka një vend pune të tillë?! Tregu i punës do të jetë gjithmonë sfidues, ndryshe nuk do të kishte pasur kuptim e as arritje në karrierë./Akademi Pune