Sot bëhen 27 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999, marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.
Konferenca e Rambujes kishte miratuar Marrëveshjen e sanksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikëqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive kombëtare në Kosovë, ku u paraparë që në një periudhë kohore trevjeçare të zgjidhjet çështja e statusit përfundimtar të Kosovës.
Pala serbe kishte përjashtuar kompromise të tilla që ishin parashikuar nga pala ndërkombëtare edhe pse ishte e paralajmëruar nga përfaqësuesi i palës ndërkombëtare, Richard Holbrook se çfarë do ta priste palën serbe me mos pranimin e nënshkrimit të palës serbe, ku me këmbëngulësinë e tyre politike i kishin refuzuar negociatat e raundit të dytë të bisedimeve dhe më çdo kusht e refuzuan zgjidhjen politike të Kosovës.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje politike ndërkombëtare që ishte nënshkruar saktësisht me 18 mars të vitit 1999 nga pala përfaqësuesi shqiptare dhe nga tre ndërmjetësuesit ndërkombëtar.Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christofer Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi ,Rusi dhe Volfgang Petric nga BE.
Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesi kryesor politik i UÇK-së, Adem Demaçi, i njohur si Nelson Mandela shqiptar, për shkak se plot 28 vjet burg i kaloi në burgjet jugosllave, bojkotoi Konferencën. Delegacionin e përbënin edhe publicistët Veton Surroi dhe Blerim Shala.
Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare. Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.