Zyrtarizohet bashkëpunimi i Ministrisë së Ekonomisë me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës
Lexohet për: 2 min.
Rizvanolli - AES
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës (AES) në fushat e energjisë së ripërtërishme, trajnimit e aftësimit profesional dual, minierave, riciklimit të mbeturinave, infrastrukturës energjetike, si dhe transportit hekurudhor.

Ky bashkëpunim, siç njofton ME-ja, ka filluar në fillim të vitit gjatë vizitës së përbashkët të Ministres Rizvanolli me Kryeministrin Albin Kurti në Zvicër, ku janë takuar edhe me Shoqatën e Inxhinierëve.

“Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës (AES) në fushat e energjisë së ripërtërishme, trajnimit e aftësimit profesional dual, minierave, riciklimit të mbeturinave, infrastrukturës energjetike, si dhe transportit hekurudhor. Ky bashkëpunim ka filluar në fillim të vitit gjatë vizitës së përbashkët të Ministres Rizvanolli me Kryeministrin Albin Kurti në Zvicër, ku janë takuar edhe me Shoqatën e Inxhinierëve. Sot në takimin e punës me përfaqësuesit e Shoqatës të Inxhinierëve të Zvicrës (AES) kanë marrë pjesë edhe Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, përfaqësues të Kabinetit të Ministres dhe ME-së, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përfaqësues të kabineteve të ministrave Nagavci e Aliu, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të lartë të Trepçës, Infrakosit, Trainkosit e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës’, thuhet në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë.

Në njoftimn po ashtu thuhet se4Shoqata e Inxhinierëve të Zvicrës gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë do t’i vizitojë të tri këto ndërmarrje për të parë nga afër punën e sfidat e tyre.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Inxhinierëve kanë falënderuar Ministren që për herë të parë u është dhënë mundësia të japin kontributin e tyre profesional në Kosovë. Ministrja Rizvanolli i ka falënderuar për dedikimin e gatishmërinë e tyre për të shtyrë para zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ka shtuar që është plotësisht e bindur që rezultatet e prekshme nga ky bashkëpunim do t’i shohim shumë shpejt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025