Zyrtari i mbrojtjes amerikane: Rusia ka lëshuar më shumë se 160 raketa
Lexohet për: 2 min.
-640-0-ft-1645736977
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia ka lëshuar "në total më shumë se 160 raketa për sulme ajrore", u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.  

“Shumica e raketave janë "raketa balistike ", por sulmet totale ajrore përfshijnë një "përzierje raketash me rreze të mesme veprimi si dhe raketa lundrimi", tha zyrtari.

Rusia filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar.

Qeveria e Ukrainës thotë se tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin duke filluar një sulm frontal, që mund të ndryshojë rendin gjeo-politike, me pasojat që kanë filluar të ndihen tashmë në mbarë botën.

Duke filluar një nga veprimet më agresive ushtarake, që nga pushtimi sovjetik i Afganistanit, Presidenti Putin injoroi dënimin nga mbarë bota, si dhe sanksionet në rritje që pritet të vendosen ndaj Rusisë. Ai kërcënoi vendet e tjera “me pasoja që nuk i kanë parë ndonjëherë”, siç u shpreh ai, në rast se ato ndërhyjnë; dhe me gjakftohtësi iu referua arsenalit bërthamor të vendit të tij.

Sulmi i forcave ruse ka filluar nga tre drejtime, lindja, veriu dhe jugu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025