Zyrtare, Uzuni vazhdon kontratën me Granadën
Lexohet për: 1 min.
312485388_1123625588354561_3088533034981367901_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, golashënuesi më i mirë aktual në LaLiga SmartBank, ka arritur marrëveshje për të zgjatur kontratën me Granadën që bashkon të dyja palët deri në qershor 2026.

Klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare të lëshuar në faqen e klubit njoftoi se palët janë dakorduar për zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2026, një marrëdhënie që përfundonte në vitin 2025.

Uzuni iu bashkua Granadas në merkaton e dimrit sezonin e kaluar nga Ferencvaros.

Në total, sulmuesi shqiptar që atëherë ka luajtur 26 ndeshje me skuadrën ‘rojiblanco’ në të cilat ka shënuar nëntë gola. Ai ishte autori i një het-triku në ndeshjen që Granada luajti në “Nuevo Los Cármenes” kundër Villarreal B.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025