Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 43.2400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro dhe AAK 69.700 euro.
Violeta Haxholli nga Koalicioni Demokracia në Veprim, gjatë një konference për media, tha se vetëm në javën e tretë të fushatës kanë evidentuar 48 raste ku është përdorur gjuha e urrejtjes nga subjektet politike
Sipas saj, shumicën e fjalimeve po i mbajnë kandidatët për kryeministër por jo edhe kandidatët për deputet nga ato komuna.
Ajo u ndal edhe te shpenzimet e subjekteve politike dhe kandidatëve në platformat online.
Ajo u ndal edhe te gjobat e PZAP-së për shkelje të rregullave të fushatës, ku ka nxjerrë rreth 133 vendime, prej të cilave 86 kanë qenë aprovuese, ndërsa, 47 kanë qenë refuzuese.
Dushan Radakoviq që vepron në kuadër të organizatave që monitorojnë zgjedhjet, u ndal edhe te fushata zgjedhore te komuniteti serb, ku tha se asnjë parti serbe nuk po paraqet plan për zhvillimin dhe kushtet e serbëve në Kosovë.