Zyrtare: Ter Stegen, portier i Barçës deri në vitin 2028
Lexohet për: 1 min.
8-Ter Stegen
1 vit më parë
Linku u kopjua

Barcelona edhe zyrtarisht e ka konfirmuar që kapiteni i klubit, Marc-Andre ter Stegen ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2028.

Kontrata e kaluar e Ter Stegen ishte paraparë të skadonte në vitin 2025, por Barcelona tani ia ka rinovuar edhe për tre vite të tjera, raporton KosovaPress.

Marrëveshja mes dy palëve ka ekzistuar që nga java e kaluar, me portierin gjerman që tani e ka nënshkruar kontratën e re sot. Në marrëveshjen e re është e përfshirë edhe klauzola e lirimit prej 500 milionë eurove.

Ter Stegen po kalon nëpër vitet më ë mira të karrierës së tij, ku kishte një rol kyç në triumfin e Barcelonës në La Liga dhe në Super Kupën e Spanjës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024