Zyrtare, Southgate largohet nga Anglia: Kam dhënë gjithçka
Lexohet për: 1 min.
8-Southgate
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së dytë radhazi në finalen e Kampionatit Evropian. “Tre Luanët” humbën 2-1 nga Spanja në Berlin të dielën, pasi u mundën me penallti nga Italia në Ëembley tre vjet më parë.

53-vjeçari drejtoi vendin e tij për 102 ndeshje në tetë vjet. Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte më vonë këtë vit.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë”, tha Southgate. “Kjo ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri."

Ai drejtoi Anglinë në katër turne të mëdhenj, duke arritur gjithashtu gjysmëfinalet e Kupës së Botës në 2018 dhe çerekfinalet në 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025