Zyrtare, shkarkohet trajneri i klubit të Superligës së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Superliga e Kosoves
2 vite më parë
Linku u kopjua

Arsim Thaçi është shkarkuar nga posti i trajnerit të Malishevës. Lajmi është dhenë sot nga faqja zyrtare e këtij klubi ku thuhet se rezultate e dobëta në këtë fillim të sezonit ishin arsyeja pse erdh deri te ky vendim.

“FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi  për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin.”, thuhet në këtë njoftim.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva ka mbledhur shtatë pikë duke u renditur në vendin e pestë në tabelë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025