Zyrtare: Nuno Espirito Santo rikthehet në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate, Nottingham Forest e ka bërë zyrtare emërimin e Nuno Espirito Santos si trajnerin e ri të skuadrës.

Nuno Espirito Santo e zëvendëson Steve Cooper, i cili u shkarkua mbrëmë nnga Nottingham Forest, raporton KosovaPress.

Nuno i bashkohet Nottinghamit në një kontratë dy vjeçare e gjysmë, dhe ndeshja e parë e tij me skuadrën do të jetë të shtunën kundër skuadrës së Bournemouthit.

Në të kaluarën, Nuno ka drejtuar skuadrat e njohura si Rio Ave e Porto në Portugali, Valencian në Spanjë, Wolverhampton e Tottenham në Premier Ligë e së fundmi ishte trajner i Al Ittihad, me të cilin fitoi kampionatin në Arabinë Saudite, dhe kupën e ligës sezonin e kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024