Zyrtare: Nexhipi vazhdon karrierën si drejtor administrativ në Turqi
Lexohet për: 1 min.
5-Zyrtare, NEXHIPI
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një ditë pasi që u konfirmua se Nderim Nexhipi u largua nga pozita e drejtorit sportiv të Ballkanit, ai tani është zyrtarizuar në pozitën e drejtorit administrativ, por te një klub turk.

Skuadra turke, Manisa e ka bërë zyrtare se Nderim Nexhipi është drejtori më i ri administrativ i klubit, raporton KosovaPress.

“Klubi jonë ka synime të mëdha. Ne do të punojmë shumë për t’i arritur qëllimet që i kemi”, tha Nexhipi.

“Ne do të bëjmë më të mirën që ta çojmë Manisan në Super Ligën e Turqisë. Vitin e fundit fitova dy tituj me Ballkanin. Dua ta vazhdojë këtë sukses më tej me Manisan”, vazhdoi Nexhipi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024