Zyrtare: Neto largohet nga Barcelona, kalon në Premier Ligë
Lexohet për: 1 min.
6-Zyrtare
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tanimë e konfirmuar edhe nga klubi anglez, ku portieri Neto i bashkohet skuadrës së Bournemouthit nga gjiganti katalunas, Barcelona.

Braziliani 33 vjeçar i bashkohet Bournemouthit si lojtar i lirë, pasi që e pranoi marrëveshjen një vjeçare me skuadrën angleze, përcjell KosovaPress.

Neto bëhet transferimi i katërt i Bournemouthit këtë verë, pas Joe Rothwell, Ryan Fredericks dhe Marcus Tavernier.

Transferimi i Netos vjen gjithashtu disa ditë pasi që klubi njoftoi zyrtarisht rinovimin e kontratave të lojtarëve kryesorë, Dominic Solanke dhe Lewis Cook.

Neto e filloi karrierën e tij me skuadrën braziliane, Paranaense përpara se të luante 224 ndeshje dhe të mbante 78 herë portën e paprekur për Fiorentinën, Juventusin, Valencian dhe Barcelonën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024