Napoli e ka konfirmuar transferimin e Leonardo Spinazzolas dhe këmbëngul se Giovanni Di Lorenzo do të mbetet kapiteni i tyre "për shumë vite".
Napoli i Antonio Contes po merr formë pasi Partenopei sapo ka konfirmuar transferimin e parë të merkatos së verës, raporton KosovaPress.
Raportime të shumta thonë se ish-mbrojtësi i Romës ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në “Stadio Maradona”.
Në një deklaratë të veçantë të publikuar në faqen zyrtare “X”, Napoli tha se kapiteni i tyre, Di Lorenzo, do të mbetet në klub edhe përtej verës.
“Mesa duket, media të tilla janë të keqinformuara sepse ‘sqarimi’ pozitiv mes klubit dhe kapitenit ka ndodhur tashmë disa javë më parë. Është e qartë, pra, se Di Lorenzo do të vazhdojë të jetë kapiten i Napolit për shumë vite”, shkruante më tej në komunikatën e Di Lorenzos.