Zyrtare: Kompany është trajneri i ri i Bayern Munichut
Bayern Munichu e ka bërë zyrtare emërimin e Vincent Kompanyt si trajneri i ri i klubit.
Pavarësisht se nuk arriti ta shpëtojë Burnleyn nga rënia, Kompany është pasuesi i Thomas Tuchel te Bayerni, raporton KosovaPress.
Max Eberl, drejtori sportiv i Bayernit, tha: "Ne jemi të kënaqur që kemi sjellë Vincent Kompany në Bayern. Ne ishim menjëherë në të njëjtën faqe në diskutimet tona me të. Ai na tregoi qartë se sa shumë i pëlqen puna e Bayernit dhe se ai është i prirur ta marrë atë”.
Bayerni ishte i lidhur me lëvizjet për trajnerin e Bayer Levekusen, Xabi Alonso dhe ish-menaxherin e tyre Julian Nagelsmann përpara se të dy të njoftonin se do të qëndronin në punët e tyre me Bayer Leverkusen dhe ekipin kombëtar të Gjermanisë, respektivisht.
Bayerni ishte gjithashtu në diskutime me ish-trajnerin e përkohshëm të Manchester United, Ralf Rangnick, por ai refuzoi Bayernin dhe vendosi të vazhdojë në rolin e tij si trajner i Austrisë.
Më pas kishte raporte se drejtorët sportivë të Bayernit, Eberl dhe Christoph Freund po negocionin me Tuchel për të ndryshuar vendimin e tyre të përbashkët nga shkurti. Megjithatë, Tuchel konfirmoi para ndeshjes së fundit të sezonit të klubit se do të ishte ndeshja e tij e fundit në krye të klubit.
Kontrata origjinale e Tuchel zgjat deri në vitin 2025 dhe raportet sugjeruan se ai po kërkonte një zgjatje deri në vitin 2026 nëse ata binin dakord që ai të qëndronte.