Kampioni i Italisë, Interi nga sot është bërë me president të ri. Pronarët e rinj të klubit, Oaktre e kanë emëruar Beppe Marottan si president të klubit i cili vjen si pasues i Zteven Zhang. Pas emërimit, Morotta u shpreh i bindur se Interi do të vazhdojë në rrugën e sukseseve edhe me pronarët e rinj.
“Gjatë këtyre ditëve, takimet kanë qenë të shpeshta dhe në sytë e mi ka qenë jashtëzakonisht e qartë se vizioni i Oaktree përkon shumë me rrugën që drejtuesit e Nerazzurrëve kanë ndërmarrë prej disa vitesh. Interi e ka në ADN-në e tij kërkimin e fitores dhe me meritë të madhe edhe këtë vit kemi një sukses shumë të rëndësishëm për të festuar. Scudetto-ja me yllin e dytë hyn në histori si një sezon që hodhi themelet për të ardhmen në fushë. Por të fitosh në futbollin e sotëm do të thotë dhe mbi të gjitha të jesh financiarisht i qëndrueshëm. Nuk është hera e parë që ky kuvend dëgjon një fjalim të tillë nga unë: është një bindje e thellë që e kam prej kohësh”, tha Marotta.