Zyrtare: Hansi Flick, trajneri i ri i Barcelonës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Barcelona ka emëruar ish-trajnerin e Bayern Munichut, Hansi Flick, si trajnerin e tyre të ri me një kontratë dyvjeçare.

Ish-trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, 59 vjeç, merr detyrën nga Xavi, i cili u shkarkua javën e kaluar, raporton KosovaPress.

Periudha e Flick me Gjermaninë erdhi pasi ai udhëhoqi Bayern Munichun drejt një triplete në vitin 2020, duke fituar Bundesligan, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, 35 vjeç, luajti nën drejtimin e Flick në “Allianz Arena” për dy sezone dhe tani do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit gjerman te Barcelona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024