Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në Kosovë po bëhet realitet. Më 2 Prill, ora 10:00 në Prishtina Mall, Decathlon hap zyrtarisht dyqanin e tij të parë në Kosovë, duke shënuar një hyrje strategjike në treg përpara shumë vendeve të rajonit dhe duke e vendosur vendin tonë në hartën e zgjerimit të liderit global për artikuj dhe pajisje sportive.
Kjo hapje përfaqëson ardhjen e një koncepti të ri për sportin dhe rekreacionin në Kosovë, ku konsumatorët mund të zbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, me mbi 70 disiplina sportive të përshtatura për çdo moshë dhe nivel. Nga sportet individuale dhe ato ekipore, te aktivitetet e fitnesit dhe mirëqenies, si dhe aventurat në natyrë dhe sportet sezonale – çdo kategori është e organizuar për të ofruar zgjidhje të qarta, praktike dhe të aksesueshme për të gjithë.
Gjatë ditës së hapjes dhe në vazhdimësi, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër konceptin unik të Decathlon, që ndërthur cilësinë, inovacionin dhe një qasje praktike ndaj sportit. Hapësira është projektuar për të qenë interaktive dhe lehtësisht e orientueshme, duke u mundësuar konsumatorëve të gjejnë shpejt dhe me lehtësi artikujt dhe pajisjet që i përshtaten nevojave dhe kërkesave të tyre.
Në thelb të filozofisë së Decathlon qëndron misioni për ta bërë sportin të qasshëm për të gjithë. Me ardhjen në Kosovë, ky mision afrohet edhe më shumë me komunitetin lokal, duke promovuar një stil jetese aktiv për të gjitha grupmoshat.