Zyrtare: Daku, lojtar i Rubin Kazanit (FOTO)
Lexohet për: 1 min.
7-Zyrtare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, skuadra ruse Rubin Kazan e ka konfirmuar transferimin e futbollistit kosovar, Mirlind Daku.

Daku transferohet nga skuadra kroate, NK Osijek te rusët e Rubin Kazanit, me të cilët ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, raporton KosovaPress.

“Daku në Rubin. Sulmuesi 25 vjeçar iu bashkua ekipit tonë. Futbollisti ka nënshkruar kontratë me Rubin për një periudhë tre vjeçare”, shkruante në komunikatën e Rubin Kazanit.

Në të kaluarën, Daku ka qenë pjesë e skuadrave si Kukësi, Ballkani, Mura, dhe Llapit, ndërsa tani karrierën e vazhdon në Rusi deri në vitin 2026.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025