Zyrtare, Dajaku largohet nga Hajduk Spliti
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dajaku
5 orë më parë
Linku u kopjua

Leon Dajaku nuk është më pjesë e skuadrës kroate, Hajduk Splitit. Palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës.

“HNK Hajduk dhe Leon Dajaku ranë dakord për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të përbashkët dhe anësori 23-vjeçar nga sot nuk është më lojtari ynë.”, thuhet në njoftimin e skuadrës kroate, përcjellë KosovaPress.

Dajaku nënshkroi për Hajdukun në verën e vitit 2023 dhe luajti gjithsej 38 ndeshje zyrtare në të cilat shënoi katër gola me katër asistime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025