Zyrtare: Chelsea përforcon mbrojtjen
Lexohet për: 1 min.
1-Chelsea
2 vite më parë
Linku u kopjua

Chelsea e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Benoit Badiashile nga Monaco, ku mbrojtësi francez ka nënshkruar një kontratë shtatë vjeçare e gjysmë me klubin anglez.

Detajet financiare nuk u zbuluan, por mediat britanike raportuan se marrëveshja u arrit për afro 40 milionë euro, përcjell KosovaPress.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Benoit te Chelsea”, tha pronari i Chelseat, Todd Boehly.

“Ai është një lojtar i ri i shkëlqyer i cili shumë shpejt ka arritur një reputacion të tij, dhe ka një eksperiencë të madhe për moshën e tij të re. Ne jemi të sigurt se ai do të jetë pjesë kyçe e skuadrës për të ardhmen”, shtoi më tej Boehly.

Badiashile, i cili ka dy paraqitje për Francën, iu bashkua skuadrës së rinjve të Monacos në vitin 2016. 21 vjeçari ka bërë 24 paraqitje në kampionatin francez, duke e ndihmuar Monacon të përfundonte në vendin e tretë në tabelë.

Ai do të garojë për pozitën e titullarit me mbrojtësit e tjerë si Thiago Silva, Kalidou Koulibaly, Trevoh Chalobah dhe Wesley Fofana.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025