Zyrtare dhe e konfirmuar, Marco Asensio largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë.
Reali e ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate zyrtare, ndërsa vendimi ishte marrë javën e kaluar, raporton KosovaPress.
“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone. Ai iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka bërë histori si pjesë e një ekipi të përfshirë në një nga epokat tona më të suksesshme.
Si madridista nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij. dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone”, shkruhej në komunikatën e Real Madridit.