Pas dorëheqjes së katër zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka caktuar katër ushtruesit e detyrës, të cilët do të kryejnë detyrat në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, por për shkak të sigurisë dhe se zyrat e KQZ-së, në këto komuna vazhdojnë të jenë të mbyllura, këta zyrtarë nuk janë dërguar atje për të kryer veprimtarinë e tyre.
E anëtarët e KQZ kërkuan siguri dhe angazhim të të gjitha institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e jashtëzakonshme komunale në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022.
Kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj u shpreh se më 22 nëntor ka caktuar 4 ushtrues detyre të zyrtarëve të lartë komunal në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet.
Sipas tij, zyrat e KQZ-së në këto komuna vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe për shkak të sigurisë, këta zyrtarë fushëveprimin e tyre po e kryejnë nga zyrat nga komunat ku veprojnë.
“Më datën 22 nëntor kam caktuar zyrtarët komunale të komunave tjera për të ushtruar detyrat shtesë...të cilët do të veprojnë si zyrtarë komunal të zgjedhjeve në komunat përkatëse, mirëpo SKQZ për shkaqe të sigurisë nuk ka disponim në zyrat që kanë qenë të vendosur zyrtarët e lartë komunale të zgjedhjeve. Zyrat në komunën e Zveçanit, Zubin Potok, Leposaviq janë në objektin e administratës komunale dhe në Mitrovicën e Veriut po ashtu është në ambientet e administratës komunale por nuk është direkt në zyrat tjera. Por pavarësisht kësaj zyrat akoma qëndrojnë të mbyllura dhe nuk kemi mundur t’i shfrytëzojmë për çështje sigurie. Janë bërë përpjekje për shfrytëzimin e zyrave, por deri më tani nuk mund të shfrytëzohen aktualisht zyrtarët që janë caktuar si ushtrues detyre do të veprojnë nga lokacionet e tyre nga komunat përkatëse nga të cilat janë duke ushtruar funksionin e tyre...Kemi kërkuar po ashtu edhe masa sigurie për zyrtarët nga Policia e Kosovës ku kemi pasur edhe takime të njëpasnjëshme dhe PK është në fazën e vlerësimit të rrezikshmërisë dhe nuk kemi ndonjë raport përfundimtar dhe përderisa nuk kemi konfirmim për ofrimin e sigurisë fushveprimtaria e zyrtarëve të lartë komunal akoma vazhdon të ushtrohet nga zyrat e tyre”, tha ai.
Sami Kurteshi, anëtar KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi të di se përse këta zyrtarë nuk janë përzgjedhur nga komunat me shumicë serbe.
Kryeshefi i SKQZ-së u shpreh se katër zyrtarët komunal janë zgjedhur nga komunat që janë më afër gjeografikisht me komunat që do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Zyrtarët komunal iu takojnë komunës së Drenasit, Skenderajt, Vushtrrisë dhe Mitrovica e Jugut.
Bashkërendim të të gjitha institucioneve me qëllim të ofrimit të sigurisë për stafin zgjedhor por edhe për mbarëvajtje të procesit zgjedhor ka kërkuar Sami Hamiti anëtar i KQZ-së nga LDK.
“Me Qeverinë me presidencën me institucionet e sigurisë me MPB dhe me MASHTI sepse asnjë hap tutje nuk mund ta bëjmë ne pa ta.... Është kruciale që SKQZ të ketë bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ne organizojmë zgjedhjeve, por KQZ nuk mund të siguroj atje zyrtarët tri takime po thoni i keni bërë me Policinë ende janë në vlerësim të gjendjes si do ta dërgosh atje t’i nuk mund ta sigurosh”, tha Hamiti.
Ai tha se është lehtë të emërohen zyrtarë të lartë komunal, por atyre ofruar siguri për veprim.
“Duhet patjetër me kërkuar nga institucionet relevante të sigurisë në radhë të parë sepse personat që ju i keni emëruar si zyrtarë të tjerë komunal të komunave të tjera para se të gjithash duhet parë sigurinë për të vepruar në ato komuna është lehtë me emëruar njerëz, lehtë për t’iu dhënë përgjegjësi por duhet të sigurohemi që ata ta kanë sigurinë para se të gjithash të veprimit pastaj memorandumin me MASHT për hapjen e shkollave dhe krijimin e kushteve që ato objekte të jenë të qasshme”, theksoi ai.
“Zyrtarët që ne kemi angazhuar në veri të flasin gjuhen serbe, duke qenë se shumica e popullsisë flet gjuhën serbe, dhe nëse dikush vjen dhe dëshiron të flasë, çdo problem gjuha do të jetë një problem të madh, nën një është siguria, por nëse fillon procesi, gjuha do të jetë problem. Mendoj se ata njerëz duhet të flasin gjuhen serbe, nuk është nevoja të flasin perfekt të flasin, por ata duhet të flasin serbisht, te kuptojnë, që të jen në gjendje të vendosin procesin. Sa i përket sigurisë, dhe gjithçka tjetër sigurisht që është më e rëndësishmja, nëse nuk e sigurojmë atë, nuk do të mund ta mbajmë zgjedhjet fare, por siguria shpresoj se do të sigurohet, dhe se do të dakordohen se si do ti mbajnë”, tha ajo.
Gjatë kësaj mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vesa Xharra nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike njoftoi se edhe zyrtarisht 14 paritë politike, përfshirë edhe Listën Serbe kanë deklaruar për mospjesëmarrje në zgjedhje.
“Afati tjetër më 19 nëntor ka qenë afati për deklarim për mospjesëmarrje në zgjedhje dhe gjatë kësja kohe zyra ka pranuar 14 deklarime të tilla nga partitë politike të regjistruara në Kosovë dhe prej tyre janë Srpska Lista • Demokratska Stanka Vatan • Fjala • Social Demokratska Unija • Kosovaki Nevi Romani Partija • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës • Demokratska Stranka Bosnjaka, Iniciativa Balli , Partia Demokratike e Unitetit • Forca e Diasporës • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Kosova Demokratik Türk Partisi, Lëvizja për Bashkeveprim, Partia e Drejtësisë.një afat I cili ende është duke vazhduar është ai i certifikimit i cili është shtyrë nga data 21 në 25 nëntor. Gjatë kësaj kohe kur po raportojmë zyra ka pranuar për 3 subjekte politike gjithsej 6 kandidat. Për komunën e Mitrovicës së Veriut Iniciativa Qyetare Mitrovica me kandidat Betim Osmani, PDK me kandidat Taulant Kelmendi, për Leposaviq PDK me kandidate Albulena Behluli, Partia Kosovski Serba me kandidat Aleksandër Jabllanoviq”, theksoi ajo.
Kurse, Ilir Gashi i anëtari i KQZ-së nga PDK, kërkoi të di nëse subjektet politike që janë vetëdeklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, mund të rikthehen.
Ndërsa, Vesa Xharra nga ZRPP tha se ata nuk mund të kthehen prapa.
“Partitë politike të regjistruar anë Kosovë konsiderohen automatikisht të regjistruara dhe Zyra i certifikon kandidatët e tyre për këtë arsye është neni i veccantë në ligj dhe nuk mund të kthehen prapa”,tha ajo.