Zymberi zbulon çka e dallon Dritën nga rivalët tjerë në Superligë
Tjera
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Zymberi zbulon çka e dallon Dritën nga rivalët tjerë në Superligë
Valon-Zymberi-1
18/05/2026 - 19:47
Linku u kopjua

Drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, ka folur në emisionin “SportCast” për rrugëtimin e skuadrës drejt titullit kampion, vështirësitë gjatë sezonit dhe dallimin që, sipas tij, e bën Dritën dhe Ballkanin më të qëndrueshme në garën për trofe.

Ai theksoi se skuadra kishte kaluar një fillim shumë të vështirë për shkak të angazhimeve në Evropë, lëndimeve dhe menaxhimit të ngarkesës së lojtarëve, por se be

Duke folur për skepticizmin që kishte shoqëruar ekipin në fillim të sezonit, Zymberi tha se pak kush besonte se Drita do të arrinte të mbronte titullin kampion.

Ai tregoi se fokusi i madh te ndeshjet evropiane kishte ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet në Superligë, pasi skuadra kishte humbur pikë dhe ishte përballur vazhdimisht me mungesa të lojtarëve për shkak të lëndimeve.simi brenda grupit nuk ishte lëkundur asnjëherë.

Zymberi: Askush nuk besoi se do të shpalleshim kampion

“Besoni që në fillim, nuk është që dikush ka besuar që ne do të bëhemi kampion, sepse startin e kampionatit e kemi pasur goxha të vështirë. Ishim të fokusuar te ndeshjet e Evropës. Ishte fillimi i Superligës edhe ne ngecshim me ndeshje, humbshim me ndeshje sepse fokusi ishte krejt te ndeshjet e Evropës, pastaj lëndimet të cilat na përcjellshin gjatë gjithë kohës. Mënyra për të menaxhuar lojtarët, për mos me i ngarkuar në dy ndeshje, ruajtja e lojtarëve ndoshta në Superligë, sepse ndeshjet më të rëndësishme ishin në Kupat e Evropës, edhe pastaj nuk arrinim rezultate. Kundërshtarët iknin me pikë edhe atëherë, domethënë, ishin shumë skeptikë të gjithë që ne kemi me arritur me mbrojt titullin kampion. Por që ne kemi besuar te puna jonë, sepse e dinim ku jemi, e dinim saktësisht gjendjen mbrenda-për-mbrenda grupit, potencialin të cilin e kishim, edhe kemi besuar, nuk jemi dorëzuar pavarësisht mënyrës se qysh ka ec”, theksoi Zymberi.

Tutje, drejtori sportiv i Dritës foli edhe për dallimin që, sipas tij, ekziston mes skuadrave që luftojnë vazhdimisht për titull dhe ekipeve të tjera në elitën e futbollit kosovar.

Ai vlerësoi se konsistenca, përvoja dhe besimi në projekt janë elementët që e mbajnë Dritën dhe Ballkanin në garë deri në fund të kampionatit, ndërsa shtoi se këto cilësi ndërtohen vetëm me kalimin e kohës.

Zymberi: Drita ka diçka që dallon nga klubet tjera të Superligës

“Ajo ndoshta çka i përcjell ato ekipe apo që e bën dallimin ndoshta mes neve, Ballkanit dhe ekipeve të tjera është konsistenca që ato kanë, ndoshta ajo përvoja e besimit në atë çfarë krijojnë. E që ndoshta kjo ju mungon, po kjo nuk fitohet asnjëherë me një investim ose me diçka, kjo fitohet me kalimin e kohës, kjo fitohet me kohë me përvojë, e një gjë të tillë e fituar edhe e kemi krijuar edhe ne nuk heqim dorë nga ajo, pavarësisht që ndoshta me një moment të caktuar ti mund të kesh rënie, por ne nuk lëkundemi nga qëndrimet tona dhe nga besimi jonë. Për dallim që ndoshta ekipet e tjera i përcjell kjo. Ky fenomen edhe mund me ngec në fund dhe mund me qenë ndoshta ne edhe Ballkani sikur ato ekipe që luftojmë deri në fund. Unë mendoj që me kalimin e kohës kualiteti i ekipeve të tjera është, vetëm që ndoshta ju mungon diçka e që me kalimin e kohës ndoshta edhe ato do t’i kenë përmirësuar ato gjëra edhe nuk kisha me thënë që kampionati zhvillohet ndoshta veç në mes të Dritës dhe Ballkanit. Sepse ka ekipe jashtëzakonisht të forta, edhe mendoj që liga me 10  ekipe e ka bërë mjaft konkuruese ligën, sepse secili ekip e ka një synim, edhe e ka një qëllim që deri në fund duhet të luftojë”, tha Zymberi në SportCast.

Ai nënvizoi se, pavarësisht dominimit të Dritës dhe Ballkanit në vitet e fundit, në kampionat ka skuadra shumë të forta dhe se me kalimin e kohës edhe ekipet e tjera do të fitojnë përvojën dhe stabilitetin që nevojitet për të garuar vazhdimisht për titull.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026